MPPS: Filloi pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale raporton se pagesa e ndihmës financiare është në rrjedhë e sipër në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, transmeton Portalb.mk.

Mbështetja vlen për:

  • përfituesit e së drejtës për sigurime shoqërore për të moshuarit,
  • përdoruesit e një kompensimi të veçantë,
  • përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar,
  • përfituesit e dëmshpërblimit për afësi të kufizuara dhe ndryshime të përhershme shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa pasur nevojë për ekzaminim kontrolli dhe
  • prindër të vetëm që janë përfitues të regjistruar të asistencës minimale të garantuar.

Këta qytetarë marrin mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për një periudhë prej katër muajsh.

Sot, mbështetja financiare për personat e papunë-përfitues të së drejtës në sigurim material paguhet në formë të kompensimit monetar, në përputhje me Ligjin për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit. Mbështetja financiare për këta shfrytëzues është 3000 denarë në muaj, për një periudhë katër mujore dhe paguhet nga Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut.

Përmes Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, përkrahja financiare paguhet për shfrytëzuesit që kanë të drejtë në pension deri në 14.000 denarë, ndërsa për përfituesit me pension deri në 11.525 denarë në muaj, 1.500 denarë në muaj për një periudhë prej katër muajsh, dhe nga 11.526 denarë në 14.000 denarë në muaj, është 750 denarë në muaj, për një periudhë katër mujore.

Për shfrytëzuesit e së drejtës për kompensim të dëmit fizik 750 denarë në muaj për katër muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button