Politiko: Administrata e Trampit do të “peshonte” 35 miliardë dollarë

Edhe pse Donald Tramp në fushatë u prezentua si mbrojtës i “personave të harruar” dhe në Shtëpinë e Bardhë hyn me mbështetjen para së gjithash të klasës punëtore, gjithnjë e më e sigurt është administratën e tij të re do ta përbëjnë miliarderë dhe milionerë.

Krahas Trampit pasuria e së cilit është mbi 10 miliardë dollarë, është e njohur se ministrja e re e Arsimit do të jetë Betsi DeVos, miliardere dhe filantrope nga Miçigani pasuria e së cilës është 5,1 miliardë dollarë, publikoi Portali Politiko.

Mediat në SHBA publikojnë se Tramp është duke menduar për angazhimin e biznesmenit me naftë, Herold Hem me pasuri prej 15,3 miliardë dollarëve, investitorit Vilbur Ros prona e së cilit është me vlerë prej 2,9 miliardë dollarë, investitorint Mit Romni pasuria e së cilit është 250 milionë dollarë.

Përmendet edhe emri i bankiert, Stiv Manuhina pasuria e së cilit është 46 milionë dollarë si dhe avokatit, Rudi Xhuliani pasuria e së cilit është dhjetëra milionë dollarë.

Tod Rikets, i cili supozohet të jetë Zëvendësministër i Tregtisë, vjen prej një familje e një miliarderi i cili është pronar i klubit të bejsbollit Çikago Kabs.

Madje edhe ministri potencial i Punës nuk është “i rëndomtë” ka fituar 4,4 milionë dollarë në vitin 2012 si drejtor i kompanisë në pronë të së cilit janë restorantet Hardis dhe Karls.

Të gjithë së bashku në Kabinetin e Trampit mund të “peshojnë” 35 miliardë dollarë, që është koncentrim enorm i pasurisë në një vend që do të ishte precedent në historinë amerikane, konstaton Politiko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button