Bilanci i viktimave nga përplasja e trenave në Iran arriti 44 persona

Bilanci i viktimave në përplasjen e sotme të dy trenve udhëtarë në Iranin Verior u rrit në 44 persona, ndërsa 103 janë lënduar.

Aksidenti ndodhi kur treni i udhëtarëve në lëvizje u përplas me një tren tjetër i cili ka qëndruar në stacion, transmeton MIA.

Aksidenti hekurudhore ka ndodhur në provincën Semnan në Irakun verior. Sipas guvernatorit të Semnan, Mohamed Reza Habaz, fatkeqësia ka ndodhur 250 kilometra në lindje të kryeqytetit iranian Teheran, kur një tren udhëtarësh është përplasur me një varg tjetër vagonësh.

Gjatë përplasjes katër vagonë kanë dalë nga shinat, me ç’rast në dy prej tyre ka shpërthyer zjarr.

Përafërsisht 17.000 njerëz mesatarisht në vit humbin jetën në aksidente në Iran dhe atë kryesisht për shkak të mosrespektimit të rregullave, mjeteve të vjetra transportuese dhe cilësisë dhe efikasitetit të ulët të ndihmës së shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button