Çifti më i bukur i vitit Ronaldo-Shayk

Çifti i famshëm Cristiano Ronaldo e Irina Shayk janë kurorëzuar si çifti më i bukur i vitit 2013, vit ky mjaft i suksesshëm sidomos për futbollistin e Realit të Madritit, që fitoi “Topin e Artë”.

E përditshmja “Daily Mail” ka shpallur Ronaldon dhe modelen ruse Shayk si çiftin që ka shkëlqyer më shumë për vitin që lamë pas, ndërsa kanë lënë pas çiftin tjetër të famshëm Victoria e David Beckam, të cilët e  kanë fituar këtë “trofe” më shumë se çdo çift tjetër.

Super modelja  di të shkëlqejë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë , menjëherë pasi i dashuri i saj Cristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë”, Irina mori disa pushime verore, edhe pse pa të dashurin në krah, ajo shijoi pushimet në shoqërinë e mikeshave, madje nuk “harroi”  të postojë foto topless dhe me bikini për fansat e saj në rrjetet “Facebook” e “Instagram”, foto që skishin nevojë për asnjë koment./ Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button