Gruevski: më 11 dhjetor populli do të votojë për maqedoninë që realizon projekte

Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE edhe sot vazhdoi tubimet dhe takimet me qytetarët. Tubimet e sotme kjo parti i ka mbajtur komunat Aerodrom dhe Karposh . Kryetari kësaj partie, njëherit edhe bartësi i listës zgjedhore numër 4, Nikolla Gruevski, gjatë fjalimit të tij tha që 11 dhjetori do të jetë dita kur masa do të flas për gjithë investimet dhe projektet që kjo parti i ka bërë deri më tani, njofton TV Shenja.

Gruevski më tej shtoi se partia e tij shpesh është akuzuar për ndarje dhe përçarje të shtetit, madje edhe për nacionalizëm, kështu ai përmendi gjithë projektet e realizuara deri më tani, që nuk kanë përjashtuar qytetarët e asnjërës etni. Ndërkaq, Gruevski paralajmëroi dhe premtoi edhe shumë projekte që do të pasojnë nëse partia e tij do të fitoj.

“11 dhjetori është dita kur do të pason përgjigja e popullit që deri tani kryesonte, është ai zëri i shumicës që do t’i thotë stop kësaj politike, që do të thotë po për Maqedoni që don të shkojë përpara, Maqedoni e cila ofron mundësi, jep mundësi, që realizon projekte, që i zgjidh problemet e gjithë popullit në Maqedoni, edhe të maqedonasve, edhe të shqiptarëve, të romëve, të sërbëve, të boshnjakëve, të vllehëve, të turqëve e kështu me radhë”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button