LSDM në Gostivar: Më 11 dhjetor japim fund qeverisjes jopopullore të Gruevskit

LSDM ishte sot jemi në Gostivar, për të biseduar me qytetarët e këtij qyteti për problemët që i mundojnë.

“I filluam takimet tona me, sipas meje, grupin më senzitiv dhe më të manipuluar, po flas për pensionistët të cilët janë bindur se rritja e pensionëve u takon me ligj, por bëhet fjalë për veprime në kundërshtim me ligjin, dhe qeveria nuk ka zgjedhje. Çdo vit është detyruar për të rritur pensionët por edhe standardin e pensionistëve, dhe unë këtu jam duke biseduar me ata nga pozita e atyre që e mbajnë familjen me pensionët e tyre, si do të jetë që të kthehen në persona të financuara, sepse, ne synojmë për të punësuar të rinjtë për të mbetur në Maqedoni.
Ju nga Komuna e Gostivarit, jeni dëshmitarë se VMRO DPMNE-ja ka premtuar shumë gjëra, po shikoj bartësin e VMRO-DPMNE-së, Gjorçev, vjen dhe po flet për gazifikmin herën e tretë apo të katërt.Po ashtu edhe për problemet e trafikut këtu në Gostivar, që ju i dini shumë mirë. Po flet për projekte, përsëri, për herën e tretë apo të katërt…Ne themi se 10 vjet qeverisje e VMRO-DPMNE-së janë të mjaftueshme.Të japim fund qeverisjes kriminale, shtëpiprishëse, jopopullore të Nikolla Gruevskit.” tha Petre Shilegov, bartësi i listës për deputet të LSDM-së dhe koalicionit në NJZ6.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button