Gerrard i jep fund karrierës së tij si futbollist

Futbollisti simbol i skudrës kombëtare angleze të futbollit dhe skuadrës së Liverpulit, Gerrard, ka vendosur ti japë fund karrierës së tij fubollistike profesionale prej 19 vitesh në moshën 35 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti ka ardhur nga akademia e skuadrës së Liverpulit në të cilën qëndroi 25 vite bashkë me vitet në akademi. Në vitin 2015 ai u transferua në skuadrën Los Angeles Galaxy e cila luan në ligën e parë në SHBA. Gerrard ka deklaruar se me përfundimin e marrëveshjes me skuadrën amerikane ai do ti japë fund karrierës së tij si futbollist.

Ai ka thënë se së afërmi do të vazhdojë të bëjë edhe planet për të ardhmen. Ndërkohë në një intervistë më parë ai kishte deklaruar se dëshiron të punojë në stafin teknik të skuadrës angleze të Liverpoolit.

Me fanellën e Liverpool të cilën e ka veshur 710 herë, Gerrard ka korrur një numër të madh suksesesh. Ndërkohë një nga sukseset e tij më të spikatura mund të përmendet ajo e finales së UEFA Champions League në vitin 2005 të luajtur në stadiumin Ataturk në Stamboll, ku Gerrard në ndeshjen 3-0 për Milanin arriti të shënojë dy gola dhe të jetë personi kyç për ngritjen e kupës nga skuadra e tij.

Ndeshjen e parë zyrtare me Liverpoolin, Gerrard e luajti në vitin 1998. Krahas 180 golave të shënuar, Gerrard ka dhënë dhe 100 asiste. Me ekipin e tij të zemrës Gerrard ka mundur të fitojë një kupë në UEFA Champions League, një kupë të UEFA League, 2 superkupa të UEFA-s, 2 kupa të FA Cup dhe 3 kupa në kampionatin anglez.

Ai është zgjedhur 8 herë si futbollisti më i mirë i vitit në Angli dhe ka marrë gjithashtu 6 herë çmimin si futbollisti më i mirë i muajit në Premier League.

Mesfushori Gerrard gjatë debutimit të tij në Los Angeles Galaxy në 35 ndeshje arriti të shënojë 5 herë dhe realizoi 15 asiste.

– Ka veshur 114 herë uniformën e kombëtares së Anglisë

Gerrard ka luajtur për herë të parë me fanellën e kombëtares në vitin 2000. Ai është futbollisti i katërt më i thirrur në kombëtaren angleze. Gjatë botërorit FIFA 2014 Gerrard deklaroi se ka lënë kombëtaren e Anglisë. Me këtë fanellë Gerrard ka arritur të shënojë 21 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button