Afganistan, nga i ftohti humbin jetën 20 fëmijë

Të paktën 20 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së ftohtë në rajonin Derzaba në Cuzcan në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Derzaba Rahmatullah Hasar konfirmoi për AA se për shkak të motit të ftohtë i shkaktuar nga stuhia e dëborës në rajonin e fshatit Serder si pasojë e ngrirjes kanë humbur jetën 20 fëmijë.

Stuhia e dëborës po zgjat dy ditë, ndërsa në këtë periudhë në masë të konsiderueshme kanë rënë temperaturat në këtë rajon afgan. Hasar theksoi se fëmijët të cilët kanë humbur jetën ishin të moshës nën 5 vjeç.

Në këtë rajon janë sëmurë edhe shumë fëmijë. Guvernatori theksoi se familjet e fëmijëve para shtatë ditëve braktisën Sar-i Pul për shkak të organizatës terroriste DEASH duke gjetur strehim në Derzab.

Ndihmësi i guvernatorit të Cuzcan-it Abdulrahman Mahmudi tha se rreth 1.000 persona kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të dhunës që zbaton DEASH-i dhe se janë vendosur në shkolla dhe xhamitë e Derzab-it.

Sipas tij, disa prej tyre jetojnë në kushte shumë të vështira dhe se u nevojitet ndihmë urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button