Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017

Institucionet qendrore po e rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën edhe për vitin 2017, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Ata konsiderojnë se Kuvendi dhe Qeveria, po dështojnë në përmbushjen e një prej kritereve substanciale të përcaktuara nga Bashkimi Evropian në procesin e liberalizimit të vizave, siç është rasti me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit më Malin e Zi, transmeton REL.

Profesor i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet nuk kanë treguar vullnet politik në përmbushjen e kritereve reale për liberalizim të vizave.

Sipas tij, përderisa qasja e Qeverisë së Kosovës dhe qasja e vendimmarrësve në Kosovë është krejt deklarative, askush nuk mund të ndihet komod se në vitin 2017, do të ketë liberalizim.

“Kosova duke mos pasur qasje konstruktive e profesionale, por edhe qasje që vjen si rezultat i një konstruktiviteti politik në procesin e qasjes, e ka humbur atë momentin kyç të përmbushjes së kritereve e që përmbushja e kritereve nënkupton edhe stabilizimin politik, ekonomik dhe juridik të vendit”.

“Kosova ka mungesë të stabilitetit politike si pasoj e zhvillimeve politike”, tha Mazrekaj duke shtuar se vendi nuk ka as stabilitet makro-ekonomik dhe është larg rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Mazrekaj tha po ashtu se Kosova duhet të punoj shumë edhe në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si kriter shumë me rëndësi jo vetëm për fushën e sundimit të ligjit në vend, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë këto ditë po ashtu se “mesazhet e Bashkimit Evropian janë të qarta dhe se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës është në duart tona”.

“Tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Mustafa së fundmi në rrjetin social Facebook.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button