Raporte të ftohta Kosovë-Shqipëri

As pas 6 vjetësh pavarësi, marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Shqipëri nuk janë në nivel të kënaqshëm. Ndryshe nga që është pritur, sipas njohësve të ekonomisë, Kosova ka ndërtuar raporte më të mira me vendet përreth sesa me Shqipërinë që konsiderohet si vend amë.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odes Ekonomikë të Kosovës, thotë se aktualisht Kosova dhe Shqipëria kanë stagnuar në bashkëpunimin ekonomik dhe, sipas tij, këtë situatë po e shfrytëzojnë vendet e tjera të rajonit.

“Deri tash nuk ka ndonjë zhvillim konkret. Deri në këtë kohë vetëm politika ka folur dhe nuk ka pasur ndonjë zhvillim në ekonomi. Kosova dhe Shqipëria kanë stagnuar në bashkëpunimin ekonomik dhe këtë po e shfrytëzojnë vendet tjera të rajonit, siç është Serbia”, ka thënë Gërxhaliu. Ai mendon se potencialet për bashkëpunim mes shteteve janë dhe kanë qenë edhe më herët. Por, sipas tij, ato s’po shfrytëzohen.

“Takime ka pasur veç për t’u fotografuar dhe jo më shumë. Tani është kohë që të mbahet një konferencë apo podiume dhe të gjendet konkretisht arsye pse nuk ka bashkëpunim më të madh mes këtyre dy shteteve”, ka thënë i pari i Odës Ekonomike të Kosovës. Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se raportet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në nivelin e duhur. Ai mendon se politika nuk e ka shfrytëzuar edhe vullneti e njerëzve dhe popujve.

Lajme të ngjashme

Back to top button