Si t’ua prezantoni prindërve të dashurin tuaj

Mos ndoshta është hera e parë që ke një djalë të vërtetë (një të dashur që e do seriozisht) dhe të tutë fillojnë të pyesin se me kë del gjithmonë? Mbase është koha e duhur që t’ua prezantosh prindërve të dashurin tënd. Ndërkohë, nëse të ka kapur “paniku” lexo këshillat e mëposhtme.

Vendimi për t’ua prezantuar prindërve të dashurin është një hap shumë i madh: do të thotë pak a shumë se raporti juaj po bëhet i rëndësishëm për ju, aq sa dëshironi që të përfshini familjen tuaj dhe të “vëzhgoni” ndërveprimet e para mes dy palëve.
Kjo nuk është e detyrueshme

Para së gjithash, le të sqarojmë diçka: t’u prezantosh prindërve të dashurin nuk është një detyrim dhe nëse nuk e ndieni ta bëni një gjë të tillë, nëse diçka ju pengon, atëherë evitojeni këtë gjë. Ka prindër që i njohin të fejuarit e vajzave vetëm në prag të martesës dhe askush nuk ka vdekur për këtë.

Raporti

Përpara se t’u tregoni prindërve për lidhjen tuaj, përpiquni të kuptoni se çfarë do të thotë vërtet për ju marrëdhënia që keni krijuar. Nuk është e thënë që ju duhet të prezantoni në familje vetëm personin e duhur për të cilin jeni të sigurta: ju shumë mirë mund t’u prezantoni prindërve edhe njërin me të cilin vetëm shkoni në shtrat. Por ama duhet të jeni të ndërgjegjshme për këtë gjë në momentin kur do të përfshini edhe prindërit tuaj, që me të drejtë do t’ju pyesin shumë në lidhje me marrëdhënien tuaj.

Kam një të dashur!

Para se t’ua prezantoni të dashurin prindërve tuaj është mirë që ata ta dinë që ju e keni një të tillë. Ama nëse kjo gjë nuk është zbuluar ende nga ata, ju duhet ta bëni me kalimin e kohës dhe në këtë pikë e rëndësishme është që të qartësoni veten tuaj nëse ky person ju bën të lumtur. Kjo në fakt është ajo që shumica e prindërve duan.

Bisedoni me të dyja palët

Lajmërojini të dyja palët për çdo çështje të ndjeshme, pasi është më mirë që mos t’i fusni në “valle” nëse nuk është arritur një  shkallë e caktuar besimi dhe njohjeje. Në të kundërt, ju mund t’i lini të lirë prindërit tuaj që të flasin me të dashurin tuaj dhe anasjelltas, pa qenë gjatë gjithë kohës me ta dhe pa asnjë droje se ndonjëra palë mund të bëjë një hap fals.
“Luani” pak më përpara
Mos e lini të dashurin tuaj që të futet në një univers që për të është komplet i panjohur. Njiheni të dashurin tuaj me gjërat që kanë të bëjnë me prindërit tuaj, për shembull se çfarë tipash janë ata, praktikë apo formalë. Nëse i dashuri juaj dëshiron të sjellë një dhuratë të vogël për të zonjën e shtëpisë, pranojeni me mirënjohje: kjo është një traditë dhe askush nuk është ofenduar ndonjëherë nga kjo.

Asgjë të improvizuar

Mos ndoshta krijimi i tensioneve ju duket një gjë e bukur dhe improvizimi për t’u prezantuar në shtëpi me të dashurin pa lajmëruar askënd ju duket një ide e mirë? Jo, kjo ide në fakt është shumë e gabuar. Pothuajse të gjithë prindërit duan të lajmërohen përpara, që të paktën të kenë të sistemuar shtëpinë apo të kenë organizuar një darkë duke llogaritur edhe një mik më shumë, ose për të qenë të përgatitur psikologjikisht për eventin.

Biseda

Zgjidhni tema të “padëmshme”; asnjë referencë për politikën, fenë, apo më e keqja për seksin. Përpiquni që bisedën ta bëni sa më miqësore dhe të gjallë: është detyra juaj që të thyeni heshtjen dhe ta bëni bisedën sa më të pëlqyeshme. Merreni situatën në dorë. Bisedoni mbi historitë familjare, për ngjarjet e prindërve apo të të dashurit tuaj, për pushimet që mund të keni kaluar së bashku. Nëse gjërat shkojnë mirë ju vetëm do të fitoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button