Ruçi dhe Rama të shqetësuar për protestën e 20 Shkurtit

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duket se nuk janë të qetë për protestën e paralajmëruar të Partisë Demokratike, në datën 20 Shkurt.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i këtij grupi dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur shqetësime për protestën e opozitës. Ruçi dhe Rama i kanë dhënë udhëzime deputetëve se si duhet të veprojnë gjatë protestës.

Kryetari i grupit të PS, ka deklaruar se Parlamenti do të vijojë normalisht punimet pasi axhenda politike e opozitës nuk mund të ndikojë në axhendën e Parlamentit apo institucioneve të tjera të pavarura në vend.

“Parlamenti do të vijojë normalisht punimet pasi axhenda politike e opozitës nuk mund të ndikojë në axhendën e Parlamentit apo institucioneve të tjera të pavarura në vend”, është shprehur Ruçi. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, e cila zgjati vetëm 15 minuta, është diskutuar edhe për rendin e ditës në seancën e ardhshme parlamentare të së enjtes, ku pritet të diskutohet projektligji për financimin e partive politike. Gramoz Ruçi, në emër të grupit, është deklaruar pro ndryshimit, i cili parashikon financimin për vetëm ato parti që marrim mbi 10 mijë vota. Gjithashtu, në mbledhje është caktuar edhe lista me deputetët që do flasin në seancën e së enjtes për çështje të caktuara. Në mbledhjen e grupit ra në sy mungesa e deputetit Mark Frroku, nga i cili Rama ka pretenduar që t’i kërkonte falje ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, për mesazhin ofendues që i ka dërguar, transmeton SotNews.

Frroku nuk ka pranuar të bëjë një gjë të tillë dhe nuk u shfaq në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.Sakaq, shefi i qeverisë Rama e la selinë rozë nën shoqërinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, i cili ditët e fundit nëpërmjet komenteve të në Facebook apo media është shprehur për një radikalizim të veprimeve të Qeverisë kundra monopoleve, apo siç ishte rasti i fundit, ku akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për protesta të sforcuara dhe kërkoi hetimin e pasurive të tij dhe ish-ministrave të PD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button