Dibër, 3500 kartela shëndetësore janë në fazë të përpunimit

Fondi për shëndetësi në Maqedoni në kuadër të aktivitetit “Ditët e hapura të fondit me qytetarët”, mbajti një takim në Dibër, ku drejtori për resurse njerëzore, Bojan Cvetkoviq, tha se në këtë qytet funksionojnë me sukses kartelat shëndetësore  elektronike.

Drejtoresha e njësisë së Fondit për shëndetësi në Dibër, Alije Maqellara së bashku me drejtorin Cvetkoviq potencuan se aktualisht kjo njësi mbulon aktivitetet e tyre në dy komuna dhe atë të Dibrës dhe Qendër Zhupë me 19 mijë persona, prej të cilëve 13.500 kanë marrë kartelat elektronike dhe ata i përdorim pa asnjë problem dhe se njësia në fjalë i jep këta kartela për nevojat e qytetarëve në kohë të duhur.

Sipas Cvetkoviq, 3500 kartela janë në fazë të përpunimit, ndërsa 160 të siguruar duhet të bëjnë kërkesa për marrjen e kartelave elektronike  shëndetësore.

Sipas drejtorit për  resurse njerëzore pranë Fondit për sigurim shëndetësor gjatë takimeve që kanë pasur me qytetarë, mjekë amë dhe përfaqësues të institucioneve kanë ardhur në përfundim se të gjithë janë të kënaqur nga kartelat elektronike sepse funksionimi i tyre nëpër institucionet shëndetësore është në nivel dhe se nuk ka probleme në këtë sferë.

Lajme të ngjashme

Back to top button