Rihanna, s’di të dal ndryshe…

Ka rrëmbyer vëmendjen e medies. Por, jo me ndonjë këngë siç ajo di, por përmes veshjes ekstravagante.

Është kjo Rihanna e cila ka marrë rrugët me veshje të brendshme e një mantel, ndërsa fotografit i ka publikuar përmes Instagram…

S’di të bëjë ndryshe. Të paktën kjo është Rihanna. Vajza ekstravagante dhe e vendosur që të jetë në qendër të medies, përveç këngës, edhe me skandale. E radhës që rrëmbeu vëmendjen, veçanërisht të botës mashkullore ishte veshja me të brendshme, në rrugë.

Kështu u paraqit këngëtarja 25 vjeçare, e cila kishte ‘sfiluar’ rrugëve me një palë të brendshme të zeza dhe një mantel sipër. E lindur në Barbados, Rihanna u fotografua e veshur me rroba plazhi seksi të mbuluar vetëm nga një pelerinë (mantel) e gjatë. Këngëtares as kësaj radhe nuk i kishin ikur veshjet e kushtueshme, veçanërisht këpucëve të cilat i takonin markës prestigjioze “Christian Louboutin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button