Brifing vjetor për gatishmërinë luftarake të ARM-së

Në Shtëpinë e ARM-së në Shkup sot do të mbahet brifing për gatishmërinë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Në brifingun për gatishmëri luftarake, siç paralajmëroi Shtatmadhoria e ARM-së do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe njëherit edhe Komandant suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski, personeli kyç nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHM-së së ARM-së.

Brifingu për gatishmëri luftarake është obligim i rregullt i SHM-së së ARM-së ndaj presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Komandant suprem i Forcave të Armatosura, të cilit i referohet për gatishmërinë luftarake të Armatës në vitin e kaluar.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandanti suprem i Forcave të armatosura, në brifingun për gatishmëri luftarake do të informohet për realizimin e planeve dhe detyrave në vitin 2013, në pajtim me zonat funksionale të ARM-së dhe të cilat i përkasin menaxhimit personal, mbrojtjes së forcave, operacioneve, trajnimit dhe stërvitjeve, sigurimit logjistik, lidhjeve dhe komunikimit dhe buxhetimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button