Stano: KE-ja, kërkon fillimin e bisedimeve deri sa zhvillohet procesi për emrin

Peter Stano, zëdhënësi i komisarit evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, sot ka demantuar drejtorin e drejtorisë për zgjerim, Kristian Danielson, i cili para dy javëve në Shkup deklaroi se Maqedonia mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE pasi ta zgjidh problemin me emrin.

Për korrespodentin e MIA-së, nga Brukseli, Stano ka deklaruar se BE-ja mbetet në qëndrimin për fillimin e bisedimeve në fazën e hershme të procesit për emrin.

“Nuk jam i sigurt nëse Daniellson është komentuar në mënyrën se si është shprehur. Ajo që ai ka thënë është edhe qëndrimi BE-së, kur bëhet fjalë për kontestin me emrin. Ky pozicion është shumë I qartë në raport me problemin me emrin deh gjendet në dokumentin strategjik i cili është publikuar së bashku me raportin për progresin e Maqedonisë tetorin e kaluar”, tha Peter Stano

Lajme të ngjashme

Back to top button