Si të zgjidhni çantën që ju përshtatet me tepër

Duke qenë aksesori më i rëndësishëm, çanta duhet të qëndrojë në harmoni me veshjen, morfologjinë tuaj dhe personalitetin.

Çanta që ju mbani është një nga aksesorët me të rëndësishëm. Në bazë të saj mund të krijoni edhe një përshtypje të parë tek të tjerët.
Që të mos gaboni me zgjedhjen, ja disa këshilla te vlefshme.

Zgjidhni si duhet ngjyrën e çantës dhe motivet
E zeza tregon siguri, motivet e krokodilit janë shenje luksi, najloni tregon se jeni praktike, motivet ‘animal’ simbolizojnë dëshirën për të rënë në sy; motivet e vogla janë shenja të delikatesës, xhepat e vogla tregojnë feminilitet dhe çantat me fasha tregojnë se jeni një femër e thjeshtë.
Duke mësuar këto detaje zgjidhni atë që iu përshtatet më tepër.

Cilësia e çantës
Shihni me kujdes materialin, kush e ka prodhuar dhe mos harroni të kontrolloni edhe xhepat e brendshëm. Zinxhiri gjithashtu duhet të jetë i mirë, sepse mund të humbni një ditë gjëra të çmuara. Preferoni lëkurën e butë e cila është edhe më e rehatshme.

A bën ajo çantë për ju?
Para se të blini një çantë mendojini mirë gjërat. A ju shkon ajo me veshjet që keni apo me këpucët? Mbajeni në dorë ose në sup dhe shikojeni veten në pasqyrë nga koka deri tek këmbët. Duke qenë aksesori më i rëndësishëm, çanta duhet të qëndrojë në harmoni me veshjen, morfologjinë tuaj dhe personalitetin. Sigurisht që çantat klasike janë gjithmonë investimet më të vlefshme. /24-ore

Lajme të ngjashme

Back to top button