Djallëzi tinejxherësh ose lojë e rrezikshme politike

Arsim Zekolli, kolumnë – “Të sjellur (reduktuar) deri në “por…” “, Utrinski Vesnik
Deklaratat e javës së kaluar të Hovit-it dhe Dunja Mijatoviqit janë paralajmërues të qartë të mënyrës të menduarit në Uashington dhe Bruksel, kush i jep përparësi “ funksionalitetit ekonomik”, “ stabilitetit të sigurisë”, “ ligje të shkëlqyera” sipas terkut dhe interesave të pushtetit, derisa kërkesat e opozitës dhe mediumeve jenë reduktuar në “probleme dhe çështje” me të cilat ballafaqohen të gjithë.

Katerina Neshkova, koment – “ Helmim”, Dnevnik
Vallë bëhet fjalë për djallëzi tinejxherësh për humbje të orëve, përrallë që po përhapet në Gostivar, ose për lojë të “rrezikshme” politike? Nëse edhe këtë herë është e njëjta diagnozë, atëherë është koha që të gjendet edhe ilaçi, sepse me helmim, qoftë edhe me lotsjellës në të cilin janë viktima fëmijët, i tërë shteti sëmuret.

Daut Dauti, kolumnë – “ Iluzioni për liri absolute”, Dnevnik
Shpesh ndodh që pronarët të kenë një politikë redaktuese, e pas një kohe të caktuar të ndryshojnë mendjen, dhe kur vjen deri te këto ndryshime, viktimat e para janë gazetarët dhe redaktorët. Ata ( gazetarët) rrallë kush mundet ti mbrojë, as dy organizatat gazetare, as sindikatat e tyre.

Erol Rizaov, kolumnë –“ Nuk janë fajtor të huajt”, Utrinski Vesnik
Një konkurs për punësim është shpallur nga një investitor Gjerman në Kvadar, në vend të gëzimit, në vendin me numër më të madh të papunësuarve në Evropë, u shkaktua rrëmujë e reagimeve negative. Rrogat minimale nga 8.050 denarë të ofruara për pozita udhëheqësi dhe drejtori si dhe për vende pune me profesionalistët të lartë, pati jehonë shumë poshtëruese.

Dimitar Grumar, kolumnë –“ Trifuni dhe Valentini sikur Goce dhe Tito”, Dnevnik
Si që tani është moderne që 14 shkurti të shfrytëzohet si ditë e qëlluar  në një mbështjellës dashurie të mbështjella me produkte të ndryshme për nder të Shën Valentinit, kështu edhe me 4 maj industria komuniste na mbështjellte dhe shite dashuri ndaj Titos. Në llogari të “bashkëkohores” ( Shën Tito dhe Valentini), binte nën hije tradicionalja (të shenjtit Goce dhe Trifun).

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “ Elcin dhe saga maqedonase e Branko Gapo-s”, Utrinski Vesnik
Edhe pse nga fillimi, po edhe sot jam fans i madh i projektit “ Shkupi 2014”, dhe ndërtimit të urave, ndërtesave, përmendoreve dhe krijimit në përgjithësi, ndjej rezignim të butë kur kaloj mbi urën e artit, i cili është pa asnjë “dëshmor”, krijues filmi…

Petrit Saraqini, kolumnë – “ Kush është fajtor për ndarjet në mediume?”, Sloboden Peçat
Nuk janë fajtor ata që nga sindikata do të largojnë më shumë anëtarë nga një medium, se sa kanë regjistruar. Ata që numërojnë dhe rreshtojnë. E, pikërisht këtyre, që shkaktojnë ndarje mes gazetarëve, Mijatoviq dhe OSBE ju uruan për përparimin, derisa për përçarjen mes gazetarëve na thanë se atë betejë duhet vetë ta luftojmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button