Nëse në Maqedoni mediat publikojnë foto të Muhamedit rrezikojnë dhe burgun
Gazeta Dnevnik shkruan se nëse në Maqedoni në media do të publikoheshin karrikaturat e profetit të myslimanëve, Muhamedit atëherë ajo do të dënohej sipas ligjit për nxitje të urrejtjes fetare.
Sipas kësaj gazete, kushtetuta e Maqedonisë ka paraparë dënim me burg prej 1 deri në 5 vite për ata persona që nxisin urrejtje fetare siç është popullata jonë, ku gjysma e banorëve të shtetit janë besimtarë mysliman dhe do të provokoheshin rëndë.
Kushtetuta është decide kur thotë se çdokush do të dënohet nëse nxit në çfarëdo forme urrejtje fetare dhe etnike.