Orav dëshmitar i marrëveshjes për ndërtimin e stacionit filtrues në qytetin e Prilepit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav ka nënshkruar si dëshmitar kur firma gjermane “Lidvig Fajfer” e ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e stacionit filtrues në qytetin e Prilepit në kaudër të një sektori të Ministrisë së Financave që është përgjegjës për IPA-fondet evropiane.
Ky sqarim i delegeacionit të BE-së në Shkup erdhi pas akuzave nga partia opozitare maqedonase, LSDM se marrëveshja është bërë në formën më skandaloze dhe kriminale ku nënshkrues sipas kësaj partie është edhe ministri i financave, Zoran Stavrevski.