Si ta kuptoni nëse i pëlqeni dikujt

Te gjithë ne dëshirojmë te dimë, para se te gjejmë një partnere, nëse ndihet i tërhequr nga ne. Ndonjëherë mund te mjaftoje një bashke bisedim për te zbuluar nëse ai na pëlqen ose jo, nëse është i interesuar. Por jo gjithmonë është e thjeshte te kuptosh. Duke ndjekur disa këshilla do te mund te kuptoni nëse një mashkull ju pëlqen apo jo duke mësuar kështu te interpretoni disa sinjale te vogla, mund te kuptoni nëse keni mirëkuptim me mashkullin qe dëshironi te joshni.

– Sy te dilatuar

Zakonisht kur shohim diçka qe na pëlqen kemi sytë te dilatuara, kjo ndodh kur edhe një mashkull e kemi përpara. Taktika për te pare ne sy përdorej ne tregjet e Lindjes se Mesme, shitësit nuk shkruanin çmimin ne produkte e thonin ne baze te syve te njerëzve.

– Kopjon lëvizjet tona

Gjuha e trupit është e rëndësishme gjate joshjes, kështu qe është e rëndësishme te dini te interpretoni ne mënyrën e duhur. Nëse mashkulli qe keni përball kopjon gjestet tuaja, kjo do te thotë qe ai është i tërhequr nga ju.

– Buzëqeshje dhe shikim

Kur flisni ju shikon ne sy dhe shpesh buzëqesh. Është e provuar shkencërisht qe sa me shume buzëqeshim aq me shume ndikojmë pozitivisht te tjerët. Instinkti gjithmonë di me shume, ne fakt një mashkull përpara do tju buzëqesh vetëm nëse do tju pëlqejë.

-Mos interesim ndaj te tjerave

Një mashkull i cili është i interesuar do te ketë sy vetëm për ju. Ky sinjal i pa ngatërrueshëm, nuk mund tju gaboj. Por nëse ne te kundërt, flirton pak me te gjitha është me mire ta lini fare!

– Kuriozitet për ju

Nëse ai tregohet veçanërisht kurioz, nëse bën pyetje për ty, për hobbit e tua, për shijet e kështu me radhe, shume mundësi i pëlqeni. Zakonisht një person qe nuk ka interes nuk interesohet për këto gjera, po preferon te flas vetëm për veten. Kështu qe ky është një sinjal i mire.

Lajme të ngjashme

Back to top button