Familjarët e ish ushtarit të UÇK-së, i dënuar me burg të përjetshëm, kërkojnë PSP të marr rastin

Familja Qerimi nga fshati Opajë prej 8 vitesh vijon betejën me institucionet e drejtësisë për lirimin nga burgu të djalit të tyre Rexhail Qerimi, njofton Alsat-M.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi u dënua me burg të përjetshëm për pjesëmarrje në vrasjen e një polici të njësitit Alfa më 26 nëntor të vitit 2008 në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ku mbetën të plagosur edhe tre policë të tjerë.

Avokatët mbrojtës por edhe familjarët rastin e konsiderojnë si të montuar, pasi ditën e incidentit, Rexhail Qerimi ka qenë në fshat dhe madje është parë nga shumë dëshmitarë në lokalin e tij në qendër të fshatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button