Bozdag: Ligji për faljen e abuzuesve nëse martohen me viktimën, nuk do t’i aminstojë gjithë përdhunuesit

Burrat të cilët i abuzojnë seksualisht fëmijët, mund t’i shpëtojnë dënimit nëse martohen me viktimat. Ky propozim shumë shpejt mund të shndërrohet në ligj në Turqi, pasi një numër deputetësh të parlamentit po e përkrahin.
Ligji në fjalë nuk do ti falte përdhunuesit e as do tua ul dënimin e tyre, shprehet ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

Kritikët thonë se ligji do ta legjitimonte dhe do ta inkurajonte përdhunimin, mirëpo qeveria ka dalë me një tjetër deklaratë, duke thënë se ligji është keq-interpretuar.

Partia në pushtet, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi(AKP), që e ka quar ligjin në parlament, ka reaguar ashpër kundër kritikëve, duke thënë se ligji është i nevojshëm për t’i zgjidhur komplikacionet legale lidhur me martesat e fëmijëve në vend.
Qeveria i është përgjigjur kritikave të shumta, duke theksuar se ajo që lexohet në media dhe në rrjetet sociale, është një “shtrembërim instrumental me të cilin është ideuar projekt ligji”.

Sipas asaj që deklarohet nga ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, “qëllimi është për të shmangur pasojat juridike, me të cilat përballen çiftet që kanë marrëdhënie konsensuale dhe duan të martohen para moshës mazhorene”.

“Martesat që përfshijnë të miturit, – ka vazhduar Bozdag, – janë për fat të keq një realitet në Turqi. Ligji në fjalë nuk do ti falte përdhunuesit e as do tua ul dënimin e tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button