E quajnë djalin e tyre UÇK

Në oborrin e shtëpisë ku patën vdekur dy dëshmorë, do të rritet UÇK-ja. Djali që mbanë këtë ëmër është trashëgimtari më i ri i familjes Morina nga fshati Rixhevë i Klinës.

Djali i cili ka lindur pas 14 vjetësh martesë të Miftarit dhe Lendites ka lindur në Shkup dhe në ekstratin e lindjes është shkruar emri i tij “UÇK”.

Babai i tij Miftari i cili ndihet i lumtur thotë se ka arsye të forta që ka përzgjedhur këtë ëmër për fëmiun e vetëm.

“Ka të bëjë me të kaluarën familjare, sepse i kam dy vëllëzër të vrarë në luftë dhe më ka lindur ideja pasiqë nuk kam dëgjuar ndonjëherë këtë ëmër as në Republikën e Shqipërisë, e as atë të Kosovës”, ka thënë Miftari.

E lumtur është ndjerë edhe e ëma lendita e cila nuk ka vendosur se si do ta thërrasë shkurt djalin e saj.

Telefonatat për të uruar lindjen e djalit nuk kishin të ndalur.

Lajme të ngjashme

Back to top button