Braçe: Basha kërkon t’i shpëtojë drejtësisë me protesta

Deputeti Socialist, Erjon Braçe shkruan në profilin e tij në “Facebook” se kreu i PD-së, Lulzim Basha po e organizon protestën e 20 shkurtit për t’i shpëtuar drejtësisë. 

“Basha kërkon rol në protestë për t’i shpëtuar drejtësisë. Protesta është “imuniteti” i tij”, shkruan deputeti i PS-së. “Ai ka një pasuri të pamat, tërësisht të pambuluar me të ardhura dhe askush nuk e ka hetuar”, shkruan deputeti socialist. 

Sipas Braçes, ndaj Bashës ka një akuzë të ngritur nga KLSH-ja dhe prokuroria për “Rrugën e Kombit” kua ai akuzohet për një dëm prej 300 mln dollarësh. 

 “Rruga nga Kalimashi në Morinë është rruga e tij, materializimi i vjedhjes tjetër më të madhe në vend, të pagjykuar as atë kohë e as në këtë kohë”, thekson deputeti Braçe.

Ai shkruan më tej se më 21 janar kur u vranë 4 protestues para Kryeministrisë, Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm. “Ka qenë ministri i Brendshëm më 21 janar kur forcat nën komandën e tij, vranë 4 protestues, një të pestë e vdiqën duke e rrahur, plagosen mbi 12 të tjerë, rrahën e torturuan mbi 150 vetë, djem të rinj, dhe ende nuk është hetuar për keto krime”, shkruan Braçe./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button