BE-ja nuk ka përkrahur anketë për rejtingun e politikanëve

Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) ashpër demanton se ka përkrahur anketën e Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave, sipas së cilës 42 % përkrahje ka lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ndërsa 14% përkrahje lideri i LSDM-së Zoran Zaev. “Vërejtëm lajmin në televizionin Sitel dhe mund t’u garantojmë se ajo anketë nuk është projekt i përkrahur nga Delegacioni”, kanë thënë nga Delegacioni i BE-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button