Nxënësit e helmuar lëshohen nga reparti i Toksikologjisë me insistimin e tyre

Në Klinikën për toksikologji sot u lëshuan të gjithë nxënësit dhe të punësuarit të cilit ishin të helmuar nga një gaz i panjohur në shkollën ekonomike në Gostivar. Të gjithë kanë dalë me insistim personal, ndërsa nxënësit me nënshkrim nga prindërit. 

Mbrëmë janë lëshuar katër të rritur, ndërsa sot edhe nxënësit e fundit të cilët kishin mbetur në observacion. Edhe pse sipas protokolit për mjekim ata është dashur të qëndrojnë në spital gjersa të fitohen rezultatet nga analizat toksikologjike, sipas drejtorit dr. Andon Çibisheve pacientët janë ndjerë mirë dhe janë lëshuar. 

“Të gjithë u larguan me nënshkrim dhe insistim personal. Në të vërtetë ata nuk kishin kurrfarë simptome tjera përveç djegie të syve, kollitje, por te asnjëri nga ata analizat laboratorike dhe testimet tjera nuk kanë treguar asgjë tjetër”, deklaroi dr. Çibishev.

 Rezultatet nga analizat toksikologjike po punohen në Institutin për Mjekësi ligjore dhe sigurisht do të kumtohen kur të mbarojë hetimi nga MPB, ku gjithashtu po bëjnë testime të materialeve nga tereni. Dje mbrëmë përveç kryeministrit Gruevski dhe ministres Jankulovska, të helmuarit i kanë vizituar dhe funksionar të lartë dhe ministra nga BDI, mes të cilëve edhe Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, Safet Neziri, Bujar Osmani dhe të tjerë të cilët janë interesuar për gjendjen shëndetësore dhe si ka ardhur gjer te incidenti. Numri i personave të cilët dje kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gostivarit arriti në 60.

Lajme të ngjashme

Back to top button