“Shqiponja e Shipkovicës” sundon Gjermaninë veriore

Kampionia ballkanike në xhudo, Blerina Seferi (48kg), e ka kaluar me sukses sprovën e parë të këtij vitit duke u shpall kampione e Gjermanisë veriore. Deri te ky sukses “Shqiponja e Shipkovicës” erdhi duke mposhtur katër kundërshtaret e saj. 

Në dy ballafaqimet e para për 10 sekonda i mposhti me Ippon, Ayleen Scheffler dhe Maike Neidig, kurse në gjysmëfinale Bleri fitoi kampionen e Gjermanisë dhe nënkampionën e Evropës, Maike Wittekind gjithashtu me Ippon.

Në finale Seferi ishte e suksesshme edhe ndaj njërës prej talenteve më të mëdha të Gjermanisë, Josina Wollani. Ndryshe, sipas trajnerit të Blerina Seferit, favorite për të fituar këtë garë ishte nënkampionia e Evropës, Wittekind, pasi ky eveniment ka qen për moshën nën 18 vjeç, kurse xhudistja shqiptare ishte më e re, por ja që në fund Seferi tregoi edhe një herë se po e pret një karrierë e shndritshme. 

“Kjo ka qen viti i parë që jam përball me xhudiste më të vjetra. Pata disa ballafaqime interesante kurse suksesi më i madh ishte mposhtja e nënkampiones së Evropës Wittekind. Me triumfin në këtë aktivitet tani unë kam marr vizën për tu paraqit në kampionatin e Gjermanisë që zhvillohet në muajin e ardhshëm. Kjo garë mendoj se do të jetë shumë e fuqishme pasi unë do jem më e vogla sa i përket moshës, ndërkohë që në konkurrencë direkte kam kampionen e botës Patrycia Szekely, e cila renditet e para edhe në rang listën botërore për U18”, tha Seferi, duke shtuar se do të bëj gjithçka që edhe ky kampionat të jetë në favor të saj. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button