Përkujtohet fillimi i luftës dhe rënia e dëshmorit të parë të UÇK-së në Tanushë

Dita e shënimit të fillimit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është manifestim tradicional i organizuar nga SHV-UÇK-së Shkup me qëllim që të kujtohet lufta e e UÇK-së e cila filloi më 16 Shkurt të vitit 2001 në anën e Karadakut dhe në Tanushë  të Shkupit.

Gjithashtu, të kujtojmë Muzafer Xhaferin, dëshmori i parë që ra për liri dhe t’i përkujtojmë dhe t’I nderojmë bashkërisht të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për ta çliruar kombin e vet nga izolimi. Ky manifestim lidh edhe shënimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, Ditë ndërkombëtare e cila hap një kapitull të ri të ndritshëm për fatin e të gjithë shqiptarëve në këto troje.

Manifestimi mbahet sot me fillim në ora 18:00 në hotelin Aleksandar Palace. Në manifestim do të marrë pjesë kryetari i BDI-së, Ali Ahmet.

Unioni Studentor pranë USHT-së në Shkup, sot organizon manifestimin “Një minutë heshtje përkujtimore” për të gjithë ish pjesëtarët e UÇK-së, dëshmorët, invalidët dhe veteranët e të shenjtës, të cilët filluan rezistencën para 13 viteve, më 16 Shkurt 2001. Gjatë ceremonisë së shkurtë, deklaratë do të japë kryetari i Unionit Studentor dhe studentët e pranishëm.

Me 16 shkurt 2001 forcat speciale maqedonase sulmuan fshatin Tanushë dhe në këtë betejë të ashpër bie Dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Muzafer Xhaferi. Muzafer Veli Xhaferi, lindi me 1 prill 1980 në fshatin e lavdisë dhe të krenarisë Kombëtare, në Tanushën e Shkupit. Ai u rrit në një familje shumë bujare, nga edhe mori edukatën atdhedashëse. Muzaferi ishte betu që do të luftojë deri në çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button