Hoda: Për poste dhe para u nëpërkëmb ideali i vitit 2001, nga ata që përkujtojnë sot

Përkujtimi i 16 shkurtit dita e fillimit të luftimeve në Tanush dhe rajonin e Karadakut, shënon 13 vite të kaluara nga fillimi i konfliktit dhe po aq vite debate dhe kontestime për veprimtarinë politike të subjektit politik e cila nën ombrellën e UÇK-së, mori përgjegjësit për materializimin e marrëveshjes së arritu në vitin 2001.

Deri sa SHVL-U ÇK, bashkë më përfaqësuesit politik, merr përsipër përkujtimin e fillimit të luftimeve 13 vite më parë, OVL-UÇK, është duke zhvilluar peticionin në rrugët e qyteteve për të drejtat e ish luftëtarëve të saj.

 “Ne përshëndesim çdo iniciativë për përkujtimin e ngjarjeve të 2001, në këtë drejtim nuk kemi dilema se edhe sot vlerësojmë se padyshim, dita e fillimit të rezistencën për të kthyer krenarin e shqiptarëve në Maqedoni është ditë që duhet përkujtuar dhe shënuar gjithmonë, mirëpo për ne është shumë e dhimbshme që ajo ditë e shënuar, që zgjoi idealin e të gjithë shqiptarëve,  e cila për një kohë shumë të shkurtër dy javore mbështeti UCK-së, duke çarmatosur politikën e pasuksesshme  10 vjeçare, tani 13 vite pas luftës së vitit 2001, po nëpërkëmbë këtë krenari nga përfaqësuesit politik shqiptarë”, thotë kryetari i OVL-UÇK, Besim Hoda, për Portalb.

Besim Hoda, thotë për Portalb, “fatkeqësisht këta 13 vite mund të quhen ditë dëshpërimi dhe ditë të ri vrasjes së krenarisë së shqiptareve, për shkak se veprimi gjashtë mujorë që tregoi UÇK-j dhe populli , duke u bërë bashkë dhe duke gjunjëzuar politikën hegjemoniste të Maqedonisë,  sot e 13 vite po na vrasin këtë krenari duke nënçmuar gjakun jo vetëm të dëshmorëve të luftës së 2001, por idealin e qindra mijërave shqiptarëve dhe ëndrrën e tyre se organizimi nën ombrellën e UCK-së do të jetë zgjedhja e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni”.

Ai thotë se pikërisht kjo është arsyeja që ne sot në vend që bashkërisht të përkujtojmë fillimin e  luftës kemi dal në rrugë dhe shohim se si populli po përkujtojnë me dhimbje dhe po mbështet edhe njëherë mbas 13 viteve këtë krenari të nëpërkëmbur , nëpërmjet një peticioni.

“Prandaj le të shërbej kjo ditë  për të përkujtuar edhe njëherë, ëndrrën dhe sakrificën e djemve që sakrifikuan jetën për një ditë më të mirë të familjeve të tyre dhe popullit në përgjithësi, që fatkeqësisht nuk po ndodh me çka politikanët tanë që kanë marrë detyrë dhe paguhen për të mbrojtur këtë ideal dhe që marrin guximin të thirren në këtë ideal të turpërohen dhe brejnë ndërgjegjen e tyre për të reflektuar mbi gjendjen e tanishme politike të shqiptarëve në Maqedoni, të shohin se kush ishin , pse u sakrifikuan dhe sa ka vend për të festuar sot”, thotë Besim Hoda.
OVL-UCK, mendon se  nuk ka vend për të festuar, por ka vend për tu mobilizuar që njolla e turpit, që po ndodh duke materializuar gjakun e dëshmorëve në çështje parash apo postesh, të mos jetë një njollë turpi që t’i ndjek ata gjatë gjithë jetës.

“Në këtë ditë të shënuar i falënderojë të gjithë ata qytetarë, që kanë vënë firmën e tyre në mbështetje të peticionit dhe ti ftojë edhe njëherë në mënyrë më masovike të mbështesin këtë peticion, për ta larë këtë turp q po na gjedhin “përfaqësuesit tonë politik dhe për ta ringjallur edhe njëherë shpresën që ngjalli dita e 16 shkurtit të vitit 2001 për një jetë ma të mirë dhe për një barazi të vërtetë të popujve në këtë shtet dhe njëherë e përgjithmonë tu thuhet përfaqësuesve politik dhe popullatës shumica sllavo maqedonase se bashkëjetesa në këtë shtet nuk do ët arrihet duke i mashtruar ashtu siç ndodhi para 2001 me  Abdyraman Alitin, Arbën Xhaferin, Menduh Thacin , apo sot Ali Ali Ahmetin dhe disa pinjoll të tyre sepse këta njerëz janë rastësisht për të përfaqësuar shqiptarët dhe mashtrimi i tyre nuk do të thotë mashtrim i shqiptarëve në Maqedoni, sepse këta janë individ kalimtarë të rastit, ndërsa shqiptarët në Maqedoni janë një realitet  në rritje”, thotë Besim Hoda.

Besim Hoda i fton të gjithë përfaqësuesit  politik të palës maqedonase që dorën e shtrirë të pajtimit dhe bashkëjetesës me pranimin e marrëveshjes së 2001 mos ta kuptojnë si gjest pendimi, ashtu siç po e bëjnë me ligjin për amnisti, por thjeshtë si një shans për një jetë të barbaret mes popujve dhe për një të ardhme më të sigurt të shtetit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button