Leonard Cohen ka vdekur në gjumë

Këngëtari kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në gjumë, pasi është rrëzuar në shtëpinë e tij në Llos Angjelles, tha menaxheri i tij, Robert Kory, transmeton REL.

“Vdekja e këngëtarit 82 vjeç ishte e papritur dhe paqësore”, tha ai.

Familja e Cohen nuk ka dhënë asnjë shkak për vdekjen e tij, javën e kaluar.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka udhëhequr homazhet nga e mabrë bota për këngëtarin, i cili ka qenë i njohur me këngët: Hallelujah, Suzanne, Bird on the Wire, I’m Your Man e të tjera.

Cohen ka publikuar albumin e 14-të, You Want It Darker, vetëm muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button