Barça pa mëshirë ndaj Vallecanos

Skuadra e Barcelonës e ka mposhtur si në training, skuadrën e Rayo Vallecanos me rezultat të thellë prej 6:0.
Më i miri i takimit ishte argjentinasi Lionel Messi që realizoi dy gola. Pjesa e parë përfundoi dy me zero, pas golit të Adrianos dhe supergolit të Messi.

Në pjesën e dytë, katalunasit e shkelën kompet kundërshtarin. Ata shënuan edhe katër herë përmes gjithë sulmuesve në fushë: Messit, Pedros, Sanchezit dhe Neymarit.

Me këtë, Barcelona ringritet në krye të tabelës në La Liga, me 60 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid, ndërsa Real Madridi mbetet me 3 pikë më pak, por sot do të zhvillojë ndeshjen kundër Getafes.

Lajme të ngjashme

Back to top button