Jahjaga: Vendi ka bërë përparime të mëdha gjatë 15 vjetëve të fundit

Presidentja e Kosoëvs Atifete Jahjaga në një intervistë për kanalin e dytë të televizionit publik ka folur për përparime të mëdha në vend. Sipas saj vendi ka arritur shumë viteve të fundit.

“Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në 15 vitet e fundit e veçmas gjatë këtyre 6 vjetëve pas shpalljes së pavarësisënë zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë. Kemi bërë reforma të rëndësishme.

Ato nuk kanë qenë të nevojshme vetëm në përmbushjen e standardeve që kërkohen nga ne, por ato edhe do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Është e kuptueshme që reformat nuk janë proces i lehtë ndërsa edhe te shtetet që sot janë anëtare të BE’së ato kanë qenë një proces i dhimbshëm” ka thënë Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Back to top button