Protestë e dhunshme në Mal të Zi (VIDEO)

Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë në Podgoricë. Demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Protesta është organizuar pa leje dhe është thirrur nëpërmjet rrjetit social “Facebook” me emrin “Revolucion në Mal të Zi”, me qëllim ndryshimin e qeverisë. Gjatë përleshjes dhjetëra protestues dhe disa forca të policisë kanë mbetur të plagosur.

Sipas medieve malazeze, në protestë morën pjesë pak më shumë se 200 persona, të cilët kërkonin shpërndarjen e qeverisë dhe dorëheqjen e deputetëve.

Protestuesit kanë lëshuar para ndërtesës së qeverisë thirrjet: “Hajdutë”, “Duam të jepni dorëheqjen”, “Ndryshim”…

Një prej organizatorëve të protestës, Ljubo Varagiç, shprehet se ka shumë vjedhje dhe se tani ka ardhur koha për të bërë ndryshime. “Ne duam të punojmë dhe jetojmë. I kërkojmë qeverisë së Malit të Zi dhe të gjitha deputetëve të japin dorëheqjen”, tha ai. /Shekulli

https://i0.wp.com/i.imgur.com/C1o5E0R.jpg?resize=515%2C364

https://i1.wp.com/i.imgur.com/nALrxG2.jpg?resize=514%2C407

Lajme të ngjashme

Back to top button