Helmohen 14 nxënës shqiptarë në Gostivarë

Sot rreth orës 15 në objektin e shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit, persona të panjohur kanë hedhur një gazë në brendinë e shkollës me ç’rastë kanë marrë helmim një numër i madh i nxënësve.

Alsat-M mëson se bëhet fjalë për dhjetëra  nxënës, ndërkohë që ata që janë në gjendje më të rëndë shëndetësorë janë transferuar në qendrën klinike në Shkup,  konkretishtë 7 nxënës dhe 4 profesorë, të cilët sipas informatave tona do të mbahen në qendrën toksikologjike deri nesër në mëngjes.

Ndërsa të tjerët janë ndalur për kurim në qytetin e Gostivarit. Në mesin e të helmuarve ka edhe profesor të shkollës në fjalë. Policia ka dal në vendngjarje dhe po heton rastin. 

Informata më të hollësishme do të ketë në orët në vazhdim./ Alsat – M

Lajme të ngjashme

Back to top button