Bejta: Helmimi i nxënësve shqiptarë një akt antinjerëzorë

Kryetari Nevzat Bejta e cilësoi  helmimin e nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar si akt antinjerëzorë.

Sot sipas informacioneve  të drejtori shkollës ekonomike ne Gostivar, ne ora 15:10 minuta, kur nxënësit kane qene duke ndjekur procesin mësimor kane filluar te paraqiten simptoma te kollitjes, djegies se syve dhe menjëherë ndërmerren masat duke i nxjerrë nxënësit jashtë shkollës. 

Kryetari i komunës se Gostivarit, Nevzat Bejta, drejtori i Spitalit, Ferit Muca, drejtori i  Shtëpisë së Shëndetit, Jamin Sinani, Komandanti i SP Policor, Naim Aliu kanë qenë prezent në Njësinë Urgjente ne Gostivar, për ta pa nga afër gjendjen me te helmuarit e shkollës ekonomike ne Gostivar.

Nevzat Bejta ka deklaruar se ka qenë  një helm i çuditshëm, i padukshëm. “Ja  lëmë  institucioneve qe të bëjnë hulumtime se çfarë helmi behet. Një pjese e nxënësve nuk ndihen mire, është numri i vogël. Katër nxënës i kemi dërguar urgjentisht për ne Kliniken e Shkupit, 2 nxënës pasi e morën ndihmën ne Spitalin e qytetit janë kthyer ne shtëpi, janë edhe  5 profesor dhe drejtori i shkollës Kasam Kasami, të prekur nga ky helm”, thotë Nevzat Bejta.

“I kemi ndërmarrë te gjitha masat qe t’ju dalim ne ndihme nxehësve dhe mësimdhënësve., do shohim si do rrjedh situata më tutje. Parapërgatitjet janë bërë dhe jam këtu me te dy drejtoret, policia është në vendin e ngjarjes, edhe prokuroria është ne vendin e ngjarjes. Jemi duke I beret e gjitha hulumtimet për te zbuluar autorët të cilët e  kanë  bere një vepër antinjerëzore ndaj fëmijëve tanë ne qytetin e Gostivarit. Behet fjale ne ndërrimin kur mësimi është duke u zhvilluar nga nxënësit shqiptar dhe te gjithë nxënësit qe janë te prekur nga ky helm i panjohur janë shqiptar”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button