Kur Rihanna ngeli ‘vetëm me 2 mln dollarë në xhep’

Edhe një makineri të ardhurash sic është Rihanna mund të falimentojë, sidomos kur këto të ardhura keqmenaxhohen në mënyrë të vullnetëshme apo të pavullnetëshme.

Këngëtarja paditi në gjykatë një ish-bashkëpunëtor të saj, i cili, sic raporton revista TMZ i shkaktoi më shumë se 9 milion dollarë humbje në vitin 2009.

E gjithë shuma stratosferike ka shkuar për shpenzime të padobishme dhe veshje për të cilat Rihanna nuk është vënë në dijeni asnjëherë.

Në fillim të vitit 2009 Rihanna numëronte rreth 11 milion dollarë, por bilancet në fund të vitit kishin reduktuar këtë pasuri në vetëm 2 milion dollarë.

Rihanna paditi ish-agjentin e saj komercial, që sipas saj nuk e kishte vënë në dijeni për situatën ekonomike. Mes rrjedhjeve më të mëdha përmendet blerja e një vile për 7 milion dollarë, e shitur më vonë 2 milion më lirë dhe shpenzimet marramendëse për turin e këngëtares “Last Girl On Earth”.

Ish-bashkëpunëtori i Riri-t u mbrojt duke pretenduar se këngëtarja ishte në dijeni të gjendjes së sa financiare dhe për këtë tregoi një sërë dokumentesh të firmosura prej 25-vjeçares që e autorizonin atë për kryerje pagesash.

Pavarësisht rezultatit të gjyqit, ‘kohët e vështira’ Rihanna i ka lënë pas dhe sot pasuria e saj përllogaritet në rreth 43 milion dollarë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button