Hashimi blen BMW prej Isës

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dalë prej qejfi vetura BMW X5 b4 me të cilën është vozitur deri tash.

Ai tani po “shëtitë” me një veturë tjetër e cila është e blinduar deri në “dhëmbë”. 

Pavarësisht ndërrimit të veturave, kryeministri nuk e ka ndërruar edhe firmën e saj.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se, vetura e re e Thaçit është BMW X5 e tipit të ri, e e cila i ka kushtuar Qeverisë së Kosovës, rreth 270 mijë euro.

Kryeministri ka vendosur që kësaj here veturën t’a marrë nga firma e djemve të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Musafët janë përfaqësues të BMW-së për Kosovë dhe si duket Qeveria nuk ka pasur rrugë tjetër për të blerë veturën e preferuar për kryeministrin.

Një veturë BMW X5 e tipit të ri e përdorur dhe e pa doganuar, në një sallon në Gjermani kushton 202 mijë euro./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button