LEAD bën thirrje: Bashkangjituni ta pastrojmë Vodnon nga mbeturinat!

Lëvizja LEAD i fton Shkupjanët t’u bashkëngjiten në aksionin për pastrimin e Vodnos nga mbeturinat. Aksioni do të realizohet sot, ndërsa vendtakimi është Vodnoja e Mesme, në ora 12.

Në aksionin nën moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” do të marrin pjesë aktivistë të rinj të Lëvizjes LEAD, të përkatësisë së ndryshme etnike.

Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike. Projekti përkrahet edhe nga Sektori për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor i Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button