Grupi Rinor “Zgjohu” nga Kumanova shënoi përvjetorin e parë

Grupi Rinor “Zgjohu” nga Kumanova të shtunën festoi përvjetorin e parë të themelimit të saj. Pas një pike muzikore me piano nga Aulona Zymberi, fjalë përshëndetëse mori kryetari i grupit ”Zgjohu” Arif Limani.  Rrjedha e tribunës u bë me një prezantim të një video ku u treguan në mënyrë kronologjike aktivitetet një vjetore të grupit rinor “Zgjohu”.

Më pas për fjalë rasti iu dha Deniz Memedi-t, aktivist në sektorin civil, i cili thuri fjalë motivuese dhe me peshë për grupin rinor “Zgjohu”.
Për relaksimin e të pranishmëve, Nesrine Duraku recitoi poezin e Migjenit “Kënga e Rinisë”.
Pika kryesore e këtij manifestimi ishte tema e shtjelluar nga filologu dhe publicisti Arsim Jonuzi me temë: “Rruga e realizimit të ambicieve”, dhe më pas i’u dha rasti publikut që ti bëjnë pyetje vetë panelistit ose në përgjithësi grupit.

Para përfundimit, studentet në Akademin e artëve Funda Ali – Violiniste, e shoqëruar nga Ariana Jashari interpretuan një pikë tjetër muzikore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button