Dhjetë aksidente në Shkup, një me pasoja më të rënda

Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur dhjetë aksidente në të cilat një person ka marrë lëndime më të rënda trupore.

Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur dhjetë aksidente në të cilat një person ka marrë lëndime më të rënda trupore. Në katër aksidente ka pasur katër persona me lëndime më të lehta, ndërsa pesë aksidentet e tjera janë me dëme materiale.

Sipas evidencës së policisë rrugore, kanë ndodhur edhe nëntë aksidente me dëm të vogël material. Gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe sanksionuar edhe katër shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni. Gjithashtu, 11 shofer nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryq, katër nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, pesë shoferë në mënyrë të padrejtë i kanë parkuar automjetet në vendet e shënuara për autobusë, ndërsa 14 shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë përdorur celularin derisa e kanë drejtuar automjetin.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubeti” janë mënjanuar 75 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet normal dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit

Lajme të ngjashme

Back to top button