Vrenezi dhe Ejupi në turneun “Jashar Dogu” në Stamboll

Turneu ndërkombëtarë në Stamboll të Turqisë, “Jashar Dogu” do të jetë grumbullimi i parë për reprezentacionin e Maqedonisë në mundje për sendor. Ky turne që është një ndër më organizimet më të të fortë ndërkombëtar që do të zgjasë deri më 16 shkurt. Mundësit tanë do të udhëheq seleksionuesi, Lulzim Vrenezi.

Në listën e trajnerit Vrenezi janë katër mundës shqiptar: Jasin Rexhallari, Ertan Rexhepi, Metin Ramadani dhe Besmir Veseli, nga të cilët priten të arrihen rezultate shumë të mira.
Në këtë turne, që ka karakterin e një kampionati jozyrtar botëror në mundje, ftesë speciale nga kryetari i Federatës së mundjes së Turqisë, Hamza Jerilikaja, i cili është edhe deputet i partisë së kryeministrit Erdogan, kanë marrë edhe dy zyrtarët e Federatës së mundjes së Maqedonisë, nënkryetari Betim Vrenezi dhe sekretari i përgjithshëm, Besnik Ejupi. 

“Qëndrimin tonë në Stamboll të Turqisë do ta shfrytëzojmë që me kryetarin e Federatës së mundjes turke të bisedojmë për thellimin e bashkëpunimit mes dy federatave”, ka deklaruar shkurt sekretari i Federatës së Mundjes së Maqedonisë, Besnik Ejupi. 

Në turneun “Jashar Dogu” do të marrin pjesë 30 shtete, midis të cilëve do të jenë mundës nga Rusia dhe SHBA-të. Pas këtij aktiviteti Maqedoninë e pret edhe një turne i fuqishëmai “Dan Kollov” në Bullgari. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button