Me çdo kusht të njolloset peshkopi

 [Recension: Pimeni – peshkopi i gëzuar me karrierë të ardhshme te “Yjet e Pinkut”]

Kemi përpjekje të qartë për diskreditim personal nëpërmjet interpretimit të lirë të një statusi në rrjetin social “Facebook”. Vetë arsyeshmëria për një tekst të këtillë vihet në pikëpyetje kur parashtrohet pyetja rreth relevancës së tij dhe përmbushjes së interesit publik.

pimen-veseliot-vladika-so-idna-kariera-na-pink-dzvezdi-kurir-mkLinku deri te artikulli origjinal: Pimeni – peshkopi i gëzuar me karrierë të ardhshme te “Yjet e Pinkut”

Data dhe koha e publikimit: 7.11.2016, 15:53

Data e recensionit: 08.11.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

KONSTRUKSION SPINUES

Titulli është tendencioz dhe lexuesve u paralajmëëron tekst për njollosjen e peshkopi Pimen, që në fakt, bëhet që në hyrje të tekstit ku spinohet e vërteta:

“Peshkopi, paraqitjet e të cilit me vite, më tepër u ngjajnë paraqitjeve politike siç i ngjan njeriut që ka funksion të këtillë, tani si duket dëshiron edhe karrierë publike në drejtim tjetër”.

Për një tekst korrekt gazetaresk, asgjë nuk është e vlefshme dhe e qartë përveç fakteve. Poashtu, parashtrohet pyetja se kush ka konstatuar se në çka ngjajnë paraqitjet e peshkopit dhe sipas cilit kriter është sjellë përfundimi se paraqitjet e tij nuk përkojnë me funksionin që e ka?

Sipas asaj që mund të shihet në artikull, përfundimi bazohet vetëm në një koment që është bërë në statusin në Facebook të peshkopit Pimen, që është shkruar nga ndonjë mik i tij në FB:

“Ajo ndjenjë kur peshkopi i gëzuar zgjohet, lexon lajme dhe dhe bëhet edhe më i gëzuar kur mendon se dikush e ka përmendur para aq shumë femrave. Fillon të vallëzojë nëpër dhomë… la la la la laa. E edhe “Yjet e Pinkut” është një opcion, i shkroi miku Pimenit”.

Përveç asaj që komunikimi i dikujt në rrjetet sociale nuk është me rëndësi për publikun e gjerë, “Facebook”-u nuk mund të përdoret si burim i besueshëm dhe i vetëm i informaciont në një tekst profesional gazetaresk. Në artikull nuk ka deklaratë nga peshkopi, e as që ka informatë se është bërë përpjekje që të merret qëndrim prej tij.

Mirëpo, shihet se ideja nuk ka qenë të bëhet një përmbajtje korrekte mediatike, por një konstruksion i qëllimshëm spinues. Dhe mu për këtë qëllim “gërmohet” nëpër profilin e peshkopit Pimen në Facebook dhe gjendet “material” i përshtatshëm që do të përkojë me kualifikimin “peshkop i humbur”, të cilin e përdori lideri i partisë në pushtet në fjalimin e tij para Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button