Pse zgjodhi ngjyrën lejla, Hillary Clinton në paraqitjen e fundit të saj?

Pasi mbërriti në hotelin “New Yorker” për fjalimin e saj të parë pas zgjedhjeve, ajo kishte një buzëqeshje të ëmbël dhe një shkëlqim të pazakontë në fytyrë. Kush nuk e vuri re këtë? Me një siguri që e karakterizon qëndroi edhe në podium, duke marrë atë pozicion që të gjitha vajzat dhe gratë donin të shihnin sot tek ajo.

Ndërsa ka qenë mjaft e kujdesshme edhe për veshjet gjatë gjithë fushatës zgjedhore, më së shumti kostum me pantallona, Hillary Clinton duket se bëri zgjedhjen më të mirë: lejlanë, shkruan RevistaClass.

Një xhaketë sportive me jakë dhe bluzë sateni lejla nga Ralph Lauren, e thjeshtë dhe e këndshme, i ka dhënë Hillary-t një shkëlqim si kurrë më parë. Dhe jo vetëm ajo. Bashkë me Clinton, ishin koordinuar edhe Bill Clinton dhe Tim Kaine me të njëjtën nuancë.

Pse pikërisht lejla pas humbjes? Për t’i dhënë të gjithë botës atë që simbolizon pikërisht ngjyra lejla: urtësi, kreativitet, paqe, ambicie, pavarësi, dhe, më e rëndësishmja – unitet. Dhe siç dihet, lejlaja është përzierja e së kuqes dhe blusë, të cilat përfaqësojnë palët respektive në Amerikë, republikanë dhe demokratë.

Lejlala është njëkohësisht edhe sfondi i përkryer për mesazhin e Hillary-t:

Ne e pamë se kombi ynë është i ndarë më shumë se sa kemi menduar, por unë ende besoj tek Amerika dhe do ta bëj gjithmonë. Nëse edhe ju e bëni këtë, atëherë duhet ta pranojmë këtë rezultat dhe pastaj të shohim drejt së ardhmes. Donald Trump do të jetë Presidenti ynë. Ne i detyrohemi atij të jemi mendjehapur duke i dhënë mundësinë për të udhëhequr.

Duke zgjedhur lejlanë, Hillary u jep mundësi të gjithë amerikanëve për të mbajtur zi (ose për të kërkuar kohë të pranojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve), por jo shansin për të hequr dorë apo për të harruar se janë një komb i bashkuar dhe me mbështetje. Në fakt, të gjithë janë të sigurt se ajo do të kishte zgjedhur pikërisht lejlanë edhe nëse do të fitonte.

Pasi inkurajoi të gjitha vajzat dhe gratë për të veshur kostumin me pantallona deri në momentin që shkuan në qendrat e votimit, portreti i saj dhe kjo zgjedhje më sportive ishte më në harmoni se kurrë më parë, duke bashkuar edhe ngjyrat e veçanta të flamurit.

Me këtë zgjedhje, Hillary-t i janë përulur sot të gjithë ata që kanë më shumë nevojë. Ajo u kujtoi të gjitha grave se “meritojnë çdo shans dhe mundësi në botë për të ndjekur dhe për të arritur ëndrrat e tyre.” Kjo është një ndjenjë e paharrueshme, magjike, e pamohueshme dhe e guximshme. Mbi të gjitha, sepse Hillary foli me optimizëm duke u dhënë të gjithëve imazhin e shpresës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button