Jonida Vokshi zbulon një talent të Elvana Gjatës që nuk e keni ditur
Të gjithë e njohin miqësinë e ngushtë të Jonida Vokshit dhe Elvana Gjatës. Sa herë postojnë foto në rrjetet sociale, nuk mungojnë komplimentet dhe urimet për dy bukuroshet e njohura të showbiz-it. Edhe pse u përkasin fushave të ndryshme të artit, Jonida dhe Elvana e kanë ruajtur miqësinë e ngushtë që nga vitet e universitetit. Të dyja kanë mbaruar regji filmi, por rrugën drejt kinematografisë dhe teatrit e vijoi vetëm Jonida, ndërsa Elvana vijon sukseshëm pasionin e saj për muzikën, shkruan RevistaClass.
Megjithatë, këngëtarja e njohur është edhe një aktore e shkëlqyer. Këtë ia ka zbuluar pikërisht Jonida në programin “Pasdite në Top Channel”, ku foli ndër të tjera edhe për mikeshat e saj më të ngushta: “Elvana është një prej mikesha të mia më të ngushta, edhe pse u përkasim fushave të ndryshme të artit, ajo në muzikë, ndërsa unë në aktrim. Kemi mbaruar bashkë për regji filmi… Më vjen keq që nuk është bërë pjesë e ndonjë projekti në teatër apo film, por Elvana është një një aktore e jashtëzakonshme. është vërtet një aktore shumë e mirë”, – rrëfen Jonida për mikeshën e saj.
Sa herë që bëhen të dyja bashkë, vëmendja e publikut është edhe më e madhe. Bashkohen të gjithë dashamirësit dhe japin vetëm komente pozitive. Siҫ thotë Jonida, nuk merr pothuajse kurrë komente negative edhe në rrjetet sociale. Ndoshta edhe për faktin fakti që ajo është mjaft e kujdeshme dhe e rezervuar, sa herë poston diҫka nga jeta profesionale apo personale qoftë, vëmendja rritet, sepse publiku ka dëshirë që të shohë personazhet që i pëlqen, thotë ajo.