Do të martohet në shtator, Jonida Vokshi flet për planet për t’u bërë nënë

Aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi do të martohet në shtator me Besnik Krapin. Jonida e dha lajmin e madh në emisionin “Xing me Ermalin” dhe që nga ai program, aktorja ka publikuar vazhdimisht video dhe foto me të fejuarin. Kudo ku ftohet, ajo pyetet për Besnikun. Edhe në intervistën e fundit për “Prive”, Jonida është pyetur për planet që ka për t’u bërë nënë dhe sa fëmijë do të donte të kishte, përcjell Revista Class.

“Unë i dua shumë fëmijët, shumë. Sa më shumë, aq më mirë. Nuk është se ka ndonjë numër për të thënë. Ne i themi në Tiranë: Sa ta ketë shkruajtur Zoti”,-është shprehur Jonida.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button