Ndahet vauçeri i 1200-të in vitro për fëmijën e parë për vitin 2016

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë më 2 nëntor të këtij viti ndau vauçerin e 1200-të in vitros për fëmijën e parë.

Deri më  01.11.2016, numri i kërkesave të aprovuara për in vitro për fëmijën e parë është 1200, që është tregues se numri i kerkesave të aprovuara për IN-VITRO është më i lartë se në vitin 2015. Parashikimet tona janë se deri në fund të vitit 2016 numri i vauçerëve për in-vitro do ta tejkalojë numrin e vauçerave të aprovuar në vitin  2015 diku rreth 20% .

Risia e radhës nga 28.12.2015 ishte mundësia e të drejtës për in-vitro për fëmijë të tretë, dhe të katërt. Lehtësim për të siguruarit ishte lirimi nga participimi respektivisht, me ndryshimet ligjore nga 13.11.2015 participimin prej 6000 denarëve për shërbimin e in-vitros  për fëmijën e parë, të dytin, të tretin dhe të katërtit e mbulon Fondi për sigurim shëndetësor.

Në 01.11.2016 e kemi ndarë vauçerin e 146-të për fëmijë të dytë, numër ky i cili është i barabartë me numrin total të vauçerëve të ndarë për fëmijë të dytë në vitin 2015. Ndërsa për fëmijën e tretë e kemi miratuar vauçerin e  5-të për  vitin 2016.

Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 2008 e deri më tani Fondi  ka shpërda 9640 vauçerë për in vitro. Hera e parë kur Fondi ka filluar ti mbuljë këto shërbime është viti 2008, edhe atë sipas procedurës për refundim të mjeteve, ndërsa nga viti 2010 fillon me shpërndarjen e Vauçerave.  Mjetet të cilat Fondi i ka paguar për realizimin e të drejtës për in-vitro prej vitit 2010 deri në vitin  2015  është  387 milion e 465 mijë denarë.

Dokumentacioni i nevojshëm, udhëzimi për mënyrën e realizimit të drejtës për in-vitro dhe të gjitha informacionet tjera, janë të shpallura në web faqen zyrtare të Fondit për sigurim shëndetësor www.fzo.org.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button