Kryeredaktori i gazetës “Nova Makedonia” shkarkohet nga puna

Kryeredaktor i gazetës së përditshme “Nova Makedonija”, Zoran Dimitrovski u shkarkua dje nga detyra, lajmëroi portal Netpres.

Siç ka njoftuar portal, Dimitrovski është thirrur nga pronari i gazetës Minço Jordanov në bisedime pas çka i është dorëzuar vendimi për shkarkim.

Portali NOVA, ndërkohë njoftoi se Dimitrovski sot nuk ka ardhur në punë, ndërsa nëpërmjet SMS porosisë është përgjigjur “Në pajtim me deklaratën e  Dunja Mijatoviç po zbatohen ligjet në fushën e mediave”.

Plusinfo është përpjekur që ta kontaktojë Dimovski por ai ende nuk ka dhënë përgjigje. 

Dimitrovski një kohë të gjatë ka punuar si gazetar dhe redaktor në disa media , duke përfshirë ” Veçer ” , ” Fokus “, ” Dnevnik ” .

Lajme të ngjashme

Back to top button