Shkencëtarët zbulojnë kurën kundër virusit të të ftohtit

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një kurë, e cila mesa duket do të mund të përdoret për të luftuar viruset që shkaktojnë ftohjen. Studimi u publikua nga revista “Natura Strukturore dhe Biologjike e Molekulave“.

Studiuesit nga Oksfordi, Leeds, Pekini, dhe Insbruk kanë gjetur një përbërje e cila lufton virusin përgjegjës të sëmundjes së duarve, këmbëve dhe gojës. Ky lloj ilaçi mund të jetë efektiv kundër viruseve të ngjashme me ato që shkaktojnë edhe virusin e të ftohtit të zakonshëm.

Profesor Dave Stuart, drejtor i Divizionit të Biologjisë Strukturore ( STRUBI) në Departamentin Nuffield të Mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, tha se “jam në dijeni që tashmë studimi ynë po bën përparime për të luftuar virusin e madh të të ftohtit të zakonshëm. Puna jonë është ende në fazën fillestare, por ne jemi duke punuar me grupet akademike në Kinë për të gjetur një parandalues si fillim”.

Trajtimi me kurën e re, e cila deri më tani është testuar vetëm tek qelizat e izoluara, është krijuar duke përdorur teknika metodike. Studiuesit u fokusuan në gjetjen e një ilaçi që mund të luftojë strukturën e virusit. Si fillim ata duhet të kuptonin strukturën e virusit. Së dyti, duhet të vendosnin se si struktura lidhej me funksionimin e patogjenit. Së fundi, ata zhvilluan një mjet për të bashkëvepruar me strukturën dhe të çaktivizonin virusin. (Struktura e EV71 )- Virusi që shkakton sëmundjet e duarve, këmbëve dhe gojës është zbuluar si fillim në vitin 2012 . Pas kësaj, shkencëtarët përdorën një mikroskop gjigand për të përcaktuar se si virusi ndryshonte formën për të hyrë në qelizat e njeriut. Virusi ka një pjesë mbrojtëse të jashtme, e cila në brendësi prodhohet duke shpërndarë ARN-në virale në qelizë. Ekipi i studiuesve zbuloi një molekulë shumë të fuqishme e cila ndalonte mekanizmin e përhapjes së virusit, duke e bërë atë të paaftë për të infektuar njerëzit.

Kur shkencëtarët zbuluan strukturën e virusit në vitin 2012, ata vunë re një “xhep” të vogël brenda virusit e cila mund ishte e përshtashme për kurën. Ata kanë zhvilluar një molekulë potenciale të ilaçit e cila mund të ulet brenda këtij xhepi dhe ta bëjë virusin të paaftë për të vepruar. Megjithatë, ky studim është ende në fazat e para dhe ka një rrugë të gjatë për të bërë, përpara se njerëzit të trajtohen me kurën e zbuluar.

Gjithsesi shenjat e hershme të studimit janë premtuese dhe tani që ekziston metodologjia shkencëtarët mund të jenë në gjendje për të zhvilluar përbërës frenues dhe rezistentë ndaj mutacioneve./bw/

Lajme të ngjashme

Back to top button