Maqedonia dhe Shqipëria ngriten, Haiti në ‘status-quo’

Është publikuar renditja e re FIFA’s sa i përket reprezentacioneve, ku nuk pati shumë ndryshime në TOP10. Spanja mbetet në pozitën e parë, ndërsa ndiqet nga Gjermania e Argjentina e vendit të tretë.

Maqedonia ka përfituar një pozitë nga lista e mëparshme, duke u radhitur tani si kombëtarja e 83-të, edhe pse në vitin 2014 nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, ndërsa miqësorja e parë do të luhet me 5 mars kundër Letonisë në arenën “Filipi i Dytë”  në Shkup.

Megjithëse se Shqipëria nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare, ajo u ngrit për një pozitë, përkatësisht ndodhet në pozitën 55-të.

Ndërkaq, befasojnë për të keq kombëtaret si Anglia e 15-ta, e cila zbret dy pozicione më poshtë.

Vlen të theksohet se kundërshtari i parë i Kosovës, kombëtarja e Haitit ka mbetur në pozitën e njëjtë, si ajo e muajit të kaluar, atë të 79.

TOP10:
1.Spanja
2.Gjermania
3.Argjentina
4.Portugalia
5.Kolumbia
6.Zvicra
7.Uruguaji
8.Italia
9.Brazili
10.Holanda

Lajme të ngjashme

Back to top button